Takime të tjera për zgjedhjet në FSASH
21/11/2019
PËR SHKOLLËN E MËSUESIN
06/03/2020

Me datë 14 janar 2020 një delegacion i Qendrës së Solidaritetit të AFL – CIO i përbërë nga Rudy Porter – Drejtor Rajonal, Laurie Clemens – Drejtor i Programeve për vendet e Ballkanit dhe Steven McCloud – Pasues i z. Clemens vizituan sindikatat e arsimit FSASH dhe SPASH në Tiranë.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, ecuria e programeve të zbatuara për ngritjen e kapaciteteve sindikale të të dyja sindikatave të arsimit. Gjithashtu u diskutua perspektiva e zgjerimit të bashkëpunimit midis Qendrës së Solidaritetit dhe FSASH/SPASH, dhe projektet e reja që do të zbatohen në vijim.
Miqtë nga Qendra e Solidaritetit u interesuan për situatën e sistemit arsimor në Shqipëri dhe rolin e sindikatave të arsimit për një arsim cilësor dhe për mbrojtjen e të drejtave të mësuesve.

Comments are closed.