
Botimi 1

Botimi 4
Dy fjalë rreth nesh
Pak historik
FSASH është krijuar më 26 prill 1991, si bashkim vullnetar i mësuesve, pedagogëve, shkencëtarëve dhe punonjësve të tjerë që janë të punësuar në sistemin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pa dallim përkatësie politike e partiake, bindjesh ideologjike dhe besime fetare.
Që në fillim të vitit 1991, të gjithë punonjësit në Shqipëri, përfshirë dhe ata të sistemit të arsimit dhe të shkencës, braktisën organizatën e vjetër të Bashkimeve Profesionale dhe filluan të kërkojnë forma të reja të organizimit sindikal, duke u orientuar nga përvoja e vendeve perëndimore. Kështu, gjatë muajve janar-mars 1991, në shkollat tetëvjeçare e të mesme, në shume fakultete të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit Bujqësor, në institutet e Akademisë se Shkencave, u krijuan për herë të parë Këshillat Sindikale.
Anëtarësimi
Ja kush mund të anëtarësohet
Në FSASH mund të anëtarësohet çdo shtetas shqiptar me banim në Republikën e Shqipërisë, që ushtron veprimtarinë e tij si mësues, edukatore në arsimin parashkollor, pedagog, punonjës shkencor, si dhe çdo punonjës tjetër i punësuar në sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në Akademinë e Shkencave, përfshirë pensionistët që kanë punuar në këta sektorë, pavarësisht nga bindjet politike e ideologjike, fetare apo nga përkatësia partiake, me kusht që këto të mos bien në kundërshtim me Kushtetutën, me konventat ndërkombëtare dhe Kodin e Punës.
Në FSASH mund të anëtarësohen edhe shtetas joshqiptarë me banim të përhershëm apo të përkohshëm (por jo më pak se një vit) në Shqipëri, me kusht që të jenë të punësuar në arsimin publik ose privat, në institucione studimore, etj.