25th Anniversary of TUFESA
21/10/2019
AFL-CIO Delegation in Tirana
04/11/2019

Me datë 04.08.2019 u mbajt mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të FSASH. Këshilli Drejtues miratoi objektivat e fushatës zgjedhore në strukturat vendore, përfshirë organizatat sindikale në shkolla dhe seksionet sindikale në NJVA, në kuadrin e përgatitjeve për Sesionin e dytë të Kongresit të 8-të, që do të zhvillohet brenda datës 31 mars 2020.

Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu të zhvillohet një takim në MASR për problemet e shtruara prej kohësh e që nuk kanë gjetur zgjidhje akoma, si më poshtë.

1. zgjidhje të çështjes së pagave të mësuesve me arsim të mesëm pedagogjik dhe atyre të njëvlefshëm me to;

2. bisedime për masën e rritjes së pagave dhe shpërblimeve;

3. ndryshimet e propozuara në udhëzimin nr. 13, datë 22.05.2019 të MASR;

4. Rishikimi i VKM –së për transportin e mësuesve dhe nxënësve.

Vazhdimi i injorimit të kërkesave tona të drejta e të pranuara nga vetë Ministria do të çojë në organizimin e një lëvizje sindikale deri në grevë të përgjithshme.

Comments are closed.