S T A T U T I
I
FEDERATËS SË SINDIKATAVE
TË ARSIMIT DHE SHKENCËS TË SHQIPËRISË

Neni 1
Emri i organizatës
1.1 Emri i Organizatës sindikale është: Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, FSASH

1.2 FSASH është krijuar me 26 prill 1991, si bashkim vullnetar i mësuesve, pedagogeve, shkencëtarëve dhe punonjësve të tjerë që janë të punësuar në sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pa dallim të përkatësive politike e partiake, të bindjeve ideologjike dhe besimeve fetare.

Neni 2
Qëllimi i Organizatës
Qëllimet dhe objektivat e Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë janë:

2.1 Të përfaqësojë e mbrojë interesat ekonomike e shoqërore të punonjësve të arsimit dhe të shkencës në përgjithësi dhe të atyre që janë të anëtarësuar në FSASH posaçërisht, duke përfshire:

a) Garantimin e së drejtës për pune të anëtarëve të FSASH dhe sigurimin e pagës e të shpërblimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rritjen e vazhdueshme të tyre.
b) Vendosjen e normave bashkëkohore të ngarkeses mësimore dhe të punës kërkimore shkencore.
c) Sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës, të jetesës e të shëndetit të anëtarëve, përfshirë edhe sigurimin në pune.
d) Krijimin e kushteve për pushim dhe shlodhje të kulturuar për anëtarët duke shfrytëzuar mundësitë që ka Federata dhe punëdhënësi.
e) Krijimin e një sistemi bashkëkohor për formimin profesional e sindikal dhe përfitimin e anëtarëve të FSASH nga ky sistem.
f) Përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të sigurimeve shoqërore, ngritjen e pensioneve dhe të shpërblimeve të tjera për t’u garantuar anëtarëve, në përputhje me stadet e zhvillimit të vendit e të shoqërisë, një jete të qete e dinjitoze pas pune.
g) Mbrojtjen e anëtarëve nga shkeljet e të drejtave themelore të tyre, të garantuara me Kushtetute dhe me Karten Sociale Evropiane. Mbrojtjen nga çdo veprim i paligjshem në fushen e marrëdhënieve të punës, nga veprimet burokratike dhe arbitrare, nga transferimet dhe largimet e padrejta nga puna, nga cenimet në page ose shpërblime të tjera, mbrojtje e cila do të bazohet në normat ligjore dhe në kontratën kolektive të punës.

2.2. Të punojë për përmirësimin e legjislacionit, veçanerisht atij që lidhet me marrëdhëniet e punës, me qëllim që t’u krijohet hapesire levizjes dhe veprimtarive të pavarura sindikale në sektorin e arsimit e të shkencës, që të krijohen kushte ligjore dhe mundësi praktike reale për të mbrojtur e zhvilluar paqen, demokracine, barazinë dhe drejtësinë sociale, që të respektohen, mbrohen e garantohen lirite dhe të drejtat themelore të njeriut.

2.3 Të organizojë e drejtojë përfshirjen aktive të mësuesve, pedagogeve e shkencëtarëve në formulimin dhe zbatimin e politikes arsimore të vendit, duke synuar krijimin dhe konsolidimin e sistemeve arsimore të hapura, të kontrolluara e të financuara nga shteti; krijimin e një shkollë që të edukojë brezin e ri me idealet e lirise dhe demokracise. Ta pajise atë me kulture të gjere e dije të thella shkencore, që të ndihmojë shoqërinë në rrugen e zhvillimit demokratik të saj, në rrugen e progresit social e kulturor të panderprere. Të mundesojë formimin e brezave me ndjenjen e atdhedashurise e të përgjegjesise për vendin dhe kombin.

2.4 Të punojë për ngritjen e rolit dhe të përgjegjesise së grave në shoqëri në profesionin e mësuesit si dhe në organizatat e arsimtareve e shkencëtarëve.

2.5 Të vendose e të zhvillojë marrëdhënie barazie e solidariteti me organizatat sindikale brenda dhe jashtë vendit.

Neni 3
Parime të përgjithshme
Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës e zhvillon gjithë veprimtarinë e saj në bazë të këtij Statuti, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të shtetit shqiptar, duke zbatuar këto parime të përgjithshme:

3.1 FSASH gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur nga Shteti, administrata shtetërore, nga partitë politike si dhe nga çdo grupim tjetër ideologjik apo fetar.

3.2 FSASH zbaton normat e demokracisë së brendshme për zgjedhjen e organeve dhe drejtuesve të saj, për përcaktimin e politikes sindikale, të qëllimeve dhe objektivave, për funksionimin, drejtimin dhe administrimin e saj.

3.3. FSASH nuk dikton në veprimtarinë e brendshme sindikale të seksioneve, këshillave apo organizatave sindikale. Ajo respekton pavarësinë dhe vullnetin e tyre, pluralizmin e mendimeve e të alternativave dhe pranon e mbështet vendimet e çdo strukture sindikale në përbërje të saj, me kusht që ato të jenë në përputhje me parimet dhe normat e këtij Statuti.

3.4 Organet drejtuese që nga këshilli sindikal dhe deri në Federate zgjidhen nga poshtë lart, si rregull me kandidatura alternative dhe me votim të fshehte. Çdo i zgjedhur jep llogari në mënyrë periodike para atyre që e kanë votuar dhe është i revokueshem në çdo kohe prej tyre.

3.5 Drejtuesit e Federatës dhe ata të seksioneve sindikale nuk mund të jenë njëkohësisht edhe drejtues të partive politike në qender ose në rrethe.

3.6 Organet e zgjedhura të Federatës, Këshilli Drejtues, Kryesia dhe Kryetari janë persona juridike dhe veprojnë me këtë cilësi në bazë të kompetencave që u jep ky Statut ose në mënyrë të shprehur posaçërisht nga Kongresi i FSASH.

3.7 Drejtuesit sindikaliste, përfshire anëtarët e Këshillit Drejtues të FSASH, kryetaret, nënkryetarët dhe sekretaret e seksioneve sindikale në rrethe ose institucione nuk mund të lëvizen, të transferohen ose të largohen nga puna prej punëdhënësit, pa marre me pare pëlqimin me shkrim të organit sindikalist që i ka zgjedhur ose të Kryesise së FSASH.

3.8 FSASH është anëtare e Internacionales së Edukimit, EI, dhe pranon e zbaton Statutin e saj.

3.9 FSASH është anëtare themeluese e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe pranon e zbaton Statutin e saj.

Neni 4
Marrëdhëniet e FSASH me KSSH

4.1 Krijimi i bashkësisë konfederative, KSSH, dhe pjesëmarrja e FSASH në të, ka në themel vullnetin e lire dhe vendimin e pavarur të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës.

4.2 Qëllimi i pjesëmarrjes së FSASH në bashkësinë e Federatave sindikale, KSSH, është fuqizimi i levizjes sindikale në vend, forcimi i solidaritetit sindikal, duke respektuar parimet e demokratizimit të kësaj levizjeje.

4.3 Përcaktimi i FSASH për të bere pjese në KSSH, si Federate themeluese është mbështetur dhe mbështetet në parimin: “Çdo Federate ruan pavarësinë dhe identitetin e saj dhe respekton e garanton identitetin dhe pavarësinë e Federatave të tjera veç e veç dhe të KSSH si bashkësi”.

4.4 Për çështjet me thelbesore të bashkësisë konfederative, KSSH, siç janë parimet e ndertimit të Konfederatës, struktura organizative e saj, kompetencat, përcaktimi i politikave sindikale, aksionet sindikale, zgjedhja e organeve drejtuese në të gjitha nivelet e bashkësisë, kuotizacioni dhe menyra e administrimit e shperndarjes së pasurisë, vendoset vetëm me konsensus nepermjet përfaqësuesve legjitim të Federatave në Konfederate, sipas niveleve, në Komitetin Ekzekutiv ose Këshillin Drejtues të KSSH.

4.5 Shkeputja e FSASH nga KSSH behet vetëm me vendim të Kongresit të FSASH. Vendimi është i vlefshem kur për shkeputjen kanë votuar jo me pak së 2/3 e delegateve të Kongresit.

Neni 5
Anëtarësimi

5.1 Në FSASH mund të anëtarësohet çdo shtetas shqiptar me banim në Republiken e Shqipërisë, që ushtron veprimtarinë e tij si mësues, edukatore në arsimin parashkollor, pedagog, punonjës shkencor, si dhe çdo punonjës tjetër i punësuar në sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në Akademinë e Shkencave, përfshire pensionistet që kanë punuar në këta sektorë, pavarësisht nga bindjet politike e ideologjike, fetare apo nga përkatësia partiake, me kusht që këto të mos bien në kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë, me Konventat Ndërkombëtare dhe Kodin e punës.

5.2 Në FSASH mund të anëtarësohen edhe shtetas jo shqiptar me banim të përhershëm apo të përkohshëm ( por jo me pak së një vit) në Republiken e Shqipërisë, me kusht që të jenë të punësuar në arsimin publik ose privat, në institucione studimore, etj.

5.3 Me miratimin e Këshillit Drejtues, mund të anëtarësohen në FSASH edhe punonjës të tjerë të fushave intelektuale të përafërta me profesionin e mësuesit, pedagogut apo krijuesit, sic janë disa kategori të punonjësve të kulturës, medias së shkruar dhe elektronike, avokate, etj, me kusht që numri i të anëtarësuarve të këtyre kategorive të mos jete me i madh së 1/5 e anëtarëve të FSASH nga radhët e arsimit dhe shkencës.

Neni 6
Organet Drejtuese të Federatës

Kongresi i Federatës

Organi me i larte i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë është KONGRESI I FSASH.

Kongresi:

6.1 Mblidhet një herë në katër vjet.

6.2 Shqyrton veprimtarinë e Federatës dhe të organeve të saj për periudhën kater vjeçare dhe miraton programin dhe objektivat e politikes sindikale në fushen e arsimit dhe të shkencës për periudhën e ardhshme.

6.3 Miraton Statutin e FSASH ose plotësimet, ndryshimet dhe përmirësimet që i bëhen atij.

6.4 Miraton Këshillin Drejtues të FSASH, i cili përbëhet nga përfaqësues të zgjedhur në funksionin e kryetarit të seksionit sindikal të qarkut, të rrethit, të shkollës së larte ose të instituteve të Akademisë së Shkencave. Në seksionet që përfaqësojnë me shume së 500 anëtare zgjidhen edhe një ose me shume anëtare të tjerë të KD, gjithnjë në përputhje me numrin e anëtarëve që bejne pjese në seksion .

6.5 Vendos për anëtarësimin e FSASH në Konfederate, në bashkësi të tjera sindikale, ose për daljen prej tyre, sipas parimeve dhe kritereve të përcaktuara në këtë Statut.

6.6 Zgjedh me votim të fshehte, me një ose me shume kandidatura, Kryetarin e FSASH-it

6.7 Zgjedh Komisionin e Kontrollit, Financës dhe Grancive Statutore, të përbëre nga 5 deri në 7 anëtare.

6.8 Zgjedh delegatet për në Kongresin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

6.9 Zgjedh anëtarët që do të përfaqësojnë FSASH në Këshillin Drejtues të KSSH. Njeri nga këta anëtare është kryetari i FSASH, ndërsa anëtarët e tjerë, numri i të cileve përcaktohet me konsensus nga Federatat që formojnë KSSH-në, zgjidhen nga Kongresi. Në periudhën midis dy kongreseve ose konferencave kombëtare, kur lind nevoja për të deleguar një anëtar nga FSASH për në Këshillin Drejtues të KSSH-së, kete e zgjedh me votim të fshehte, me një ose me shume kandidatura, Këshilli Drejtues i FSASH në mbledhjen e tij të radhes.

6.10 Qendrimet e përfaqësuesve të zgjedhur nga Kongresi ose KD i FSASH në Këshillin Kombëtar të KSSH , kur janë të harmonizuara me mendimin e shumices së anëtarëve të kryesise ose të KD të FSASH, konsiderohen së janë qendrime të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, me perjashtim të atyre kompetencave që me këtë Statut i perkasin vetëm Kongresit ose Konferences Kombëtare të FSASH.

6.11 Delegatet e Kongresit zgjidhen në konferencat e seksioneve sindikale në rrethe, në shkollat e larta dhe në Akademinë e Shkencave, sipas normave që cakton Këshilli Drejtues i FSASH, duke mbajtur parasysh numrin e anëtarëve.

6.12 Data dhe vendi i mbledhjes së Kongresit si dhe rendi i dites miratohen nga KD i FSASH dhe shpallen jo me vone së tre muaj para mbajtjes së tij.

Neni 7
Konferenca Kombëtare e Federatës

Në periudhën midis dy kongreseve të FSASH-it, një herë në dy vjet, mblidhet Konferenca Kombëtare e Federatës.

Konferenca Kombëtare e FSASH:

7.1 Analizon veprimtarinë dyvjeçare të Federatës për zbatimin e vendimeve dhe arritjen e objektivave të Kongresit dhe formulon konkluzione e merr vendime për zgjidhjen e problemeve që qëndrojnë para FSASH deri në kongresin e ardhshem.

7.2 Miraton ndryshimet, plotësimet ose shtesat në Statutin e FSASH.

7.3 Miraton propozimet e seksioneve sindikale për perteritjen deri në 1/3 të Këshillit Drejtues të FSASH.

7.4 Zgjedh kryetarin e Federatës kur ky funksion ka mbetur vakant, kur ai paraqet doreheqjen, ose kerkon votebesim.

7.5 Zgjedh delegatet për në Konferencen Kombëtare të KSSH-së.

7.6 Delegatet për në Konferencen Kombëtare të FSASH zgjidhen nga konferencat e seksioneve sindikale në rrethe, në shkollat e larta ose në Akademinë e Shkencave, sipas normave që përcakton Këshilli Drejtues i FSASH, duke mbajtur parasysh numrin e anëtarëve.

7.7 Data e mbledhjes së Konferences dhe Rendi i Dites miratohen nga Këshilli Drejtues i FSASH dhe shpallen jo me vone së dy muaj para mbajtjes së saj.

Neni 8
Kongresi dhe Konferenca e Jashtëzakonshme

8.1 Për situata të veçanta dhe momente madhore zhvillimi të levizjes sindikale në arsim dhe shkence, me vendim të Këshillit Drejtues të FSASH ose me kërkesën me shkrim të 1/3 të seksioneve sindikale, mblidhet Kongresi ose Konferenca e Jashtëzakonshme e FSASH.

8.2 Kongresi dhe Konferenca e Jashtëzakonshme kanë po ato kompetenca që ka Kongresi ose Konferenca e zakonshme.

Neni 9
Këshilli drejtues i FSASH

Këshilli Drejtues i FSASH është organi me i larte i Federatës që drejton gjithë veprimtarinë e saj midis dy kongreseve ose konferencave kombëtare.

Këshilli Drejtues i FSASH ka këto të drejta dhe detyra:

9.1 Përfaqëson Federatën në të gjithë veprimtarinë për mbrojtjen e interesave dhe plotësimin e kërkesave ekonomike e sociale të anëtarëve, të seksioneve dhe këshillave sindikale si në marrëdhëniet me punëdhënësin, përfshire edhe Qeverine, ashtu edhe në marrëdhëniet me organizatat sindikale brenda e jashtë vendit.

9.2 Gezon cilësinë e personit juridik dhe është pronar i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe mjeteve monetare që disponon FSASH.

9.3 Ben analiza dhe merr vendime për mbarëvajtjen e veprimtarise sindikale lidhur me zbatimin e vendimeve të Kongresit, Konferences Kombëtare ose të vete Këshillit Drejtues.

9.4 Përcakton drejtimet dhe çështjet kryesore që do të bisedohen me punëdhënësin për lidhjen e kontratës kolektive të punës në nivelin e pare, përfshire edhe negocimet që behen për çështje të rendesise së veçante me partner Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dikastere të tjera ose me Qeverine.

9.5 Organizon, zhvillon dhe drejton greva të pjesshme ose të përgjithshme për mbrojtjen e kërkesave dhe interesave të anëtarëve për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në kete Statut. Vendimi për greven e përgjithshme, ose të pjesshme miratohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues të pranishem në mbledhje.

9.6 Mbështet veprimtarite e organizatave anëtare, të këshillave e seksioneve sindikale, organizon në perkrahje të tyre mitingje e manifestime, përdor mjetet e informacionit masiv për publikimin e tyre, etj.

9.7 Miraton buxhetin vjetor të Federatës duke përcaktuar burimet e të ardhurave dhe zerat e shpenzimeve.

9.8 Vendos për strukturen, për numrin e punonjësve të aparatit të Federatës dhe për pagen e kryetarit.

9.9 Në konsultim me seksionet sindikale vendos për punonjësit funksionare të tyre dhe për mënyrën e perballimit të pagës për ta.

9.10 Vendos për botimin e organeve ditore apo periodike të FSASH

9.11 Shpall thirrjen e Kongresit apo të Konferences kombëtare të FSASH të zakonshme apo të jashtëzakonshme, përcakton normat e përfaqësimit dhe mënyrën e zgjedhjes së delegateve.

9.12 Në periudhën midis dy Kongreseve ose Konferencave, KD shprehet për votebesimin e kryetarit të Federatës, kur e kerkon ky i fundit, ose me kërkesën me shkrim të 1/3 të anëtarëve të KD të autorizuar nga seksionet që ata përfaqësojne.

9.13 Nese gjate votimit të fshehte, 2/3 e anëtarëve të Këshillit Drejtues të pranishem në mbledhje, nuk i japin votebesimin kryetarit të FSASH, ai është i detyruar të therrase Kongresin e Jashtëzakonshem, i cili duhet të mblidhet brenda 3 muajve.

9.14 Në rastet kur Kryetari largohet në një detyre tjetër që nuk pajtohet me funksionin e tij në sindikate, kur jep doreheqjen ose humb aftesite shendetesore në periudhën midis dy kongreseve ose konferencave, funksionet e tij për një periudhë tre mujore, deri në mbledhjen e Kongresit të jashtëzakonshem i kryen Sekretari i Përgjithshem.

9.15 Me votim të fshehte, me një ose me shume kanditatura alternative, zgjedh zëvendëskryetaret, Sekretarin e Përgjithshem të Federatës dhe, nese është e nevojeshme, me propozim të Kryetarit, zgjedh edhe sekretare të tjerë; të cilet, të gjithë së bashku perbejne Kryesinë e FSASH.

9.16 Këshilli Drejtues i FSASH-it midis dy kongreseve ose konferencave mund të kooptojë anëtare të rinj në radhet e tij, duke iu referuar nenit 6/3 të këtij Statuti, ose në rastet kur vendi i anëtarit të KD mbetet vakant.

9.17 KD mund të perjashtojë nga radhet e veta anëtare të tij, kur provohet së ata kanë shkelur normat e Statutit, kontratën kolektive të punës ose ligjet e shtetit. Kjo mase është e vlefshme edhe për ata anëtare të KD që janë në funksionin e kryetarit të seksionit.

9.18 KD i FSASH mblidhet jo me pak së 2 herë në vit. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjese shumica e anëtarëve, ndërsa për nenpikat 4, 6, 10, 12, 13 dhe 14 të nenit 9, mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjese jo me pak së ¾ e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSASH.

9.19 Për pikat 9.3; 9.4; 9.5; 9.6 dhe 9.10 funksionet e KD të Federatës, me të drejtë vendimarrese, i kryen edhe mbledhja e Kryesise së Federatës, me pjesëmarrjen e Kryetareve të seksioneve sindikale të qarqeve.

9.20 Këshilli Drejtues i FSASH thirret në mbledhje të zakonshme nga Kryesia e FSASH. Në mbledhje të jashtëzakonshme ai thirret nga kryetari i Federatës kur e kerkojnë me shkrim 1/3 e anëtarëve të KD. Në çdo rast kryesia e FSASH ka përgjegjesi kolegjiale për përgatitjen dhe zhvillimin e mbledhjeve të KD.

9.21 Mbledhjet e Këshillit Drejtues drejtohen nga kryetari, zëvendëskryetaret dhe Sekretari i Përgjithshem i Federatës.

Neni 10
Komisioni i Gruas dhe Rinise

10.1 Pranë FSASH krijohen komisioni i Gruas dhe Rinise. Berthama e secilit komision përbëhet nga anëtarët e KD të FSASH.

10.2 Komisionet zgjedhin përgjegjesit e tyre.

10.3 Këshilli Drejtues i FSASH, me rregullore të veçante, cakton fushen e veprimit dhe detyrat e secilit Komision.

Neni 11
Kryesia e Federatës

Kryesia e Federatës është organ që udheheq dhe organizon punen për drejtimin e perditshem të Federatës. Ajo ka në kompetence dhe përgjigjet për:

11.1 Zbatimin e buxhetit të Federatës, duke bere një analize të hollesishme dhe periodike, si për të ardhurat, ashtu edhe për shpenzimet.

11.2 Kualifikimin sindikalist të drejtuesve të sindikatës në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit.

11.3 Dhenien e ndihmes së nevojshme këshillave dhe seksioneve sindikale për çështje metodike, organizative, juridike, etj.

11.4 Analizen e materialeve që i paraqiten nga Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore të FSASH: Në kete rast, Kryesia merr vendimet përkatëse ose i kalon çështjet në KD apo në organet e drejtësise, sipas shkalles së përgjegjesise ose fajit të personave të caktuar.

11.5 Miratimin e përbërjes së delegacioneve që do të përfaqësojnë FSASH në veprimtarite kombëtare e ndërkombëtare dhe shqyrton e miraton ftesat për delegacionet e huaja sindikale që do të vizitojnë FSASH-në

11.6 Kryesia e FSASH thrret për konsultim kryetaret e seksioneve dhe këshillave sindikale dhe u kerkon llogari për zbatimin e detyrave të Kongresit, Konferences Kombëtare ose Këshillit Drejtues të FSASH.

11.7 Kryesia e FSASH emron punonjësit funksionare të Federatës dhe cakton pagen e tyre.

11.8 Kryesia mblidhet si rregull njehere në 2 muaj. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjese të pakten ½ e anëtarëve.

11.9 Mbledhjet e Kryesise thirren dhe drejtohen nga kryetari i FSASH.-së.

Neni 12
Kryetari i Federatës

Kryetari i Federatës mban përgjegjesinë kryesore për funksionimin e

Federatës në shkalle kombëtare.

12.1 Kryetari përfaqëson Federatën në veprimtarite me organet shtetrore, me organizatat sindikale brenda e jashtë vendit, me shoqatat, me partitë politike dhe shtypin.

12.2 Nenshkruan në emer të Federatës si person juridik dhe e përfaqëson atë në të gjitha marrëdhëniet ekonomike, financiare, bankare dhe pasurore.

12.3 Nenshkruan me punëdhënësin kontratën kolektive të punës të nivelit të pare dhe marreveshjet e akt-marreveshjet me Qeverinë apo institucione të tjera.

12.4 Ben ndarjen e detyrave midis zëvendëskryetareve, Sekretarit të Përgjithshem dhe sekretareve të tjerë dhe kerkon llogari për zbatimin e tyre.

12.5 Komunikon me Sekretarin e Përgjithshem, i cili drejton aparatin dhe punet e perditeshme të Federatës.

12.6 Mban qendrim dhe merr vendime për çështje që nuk presin, duke u konsultuar me Sekretarin e Përgjithshem dhe zëvendëskryetaret. Për vendimet që merr, ve në dijeni, në mbledhjen me të afert, Këshillin Drejtues ose Kryesine, sipas kompetences.

12.7 Drejton mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të Kryesise dhe nenshkruan vendimet që marrin këto organe.

12.8 Në mungese të kryetarit, me autorizim të tij, këto funksione i kryen njeri nga zëvendëskryetaret ose Sekretari i Përgjithshem i Federatës.

Neni 13
Seksionet sindikale

13.1 Seksionet sindikale, në vartesi të ndarjes administrative shteterore, mund të krijohen e funksionojnë në shkalle qarku, rrethi ose ndarje të tjera administrative.

13.2 Këshilli Drejtues i Federatës shqyrton e miraton kushtet dhe kohen e krijimit të këtyre seksioneve ose pushimin e veprimtarise së tyre.

13.3 Seksionet sindikale në bazë qarku krijohen për arsimin parauniversitar, për sektorët ndihmes dhe për pensionistet.

Neni 14
Seksioni Sindikal i Qarkut

14. 1 Seksioni sindikal i qarkut përbëhet nga përfaqësues të zgjedhur të seksioneve sindikale të rretheve që perbejne qarkun.

14. 2 Në vartesi të numrit të anëtarëve, çdo seksion rrethi zgjedh për në seksionin e qarkut 2-5 anëtare, ku përfshihen edhe kryetaret e seksioneve të rretheve, të cilet janë detyrimisht anëtare të seksionit të qarkut.

14. 3 Seksioni sindikal i qarkut zgjedh, si rregull, me votim të fshehte, kryetarin dhe zv/kryetarin e tij.

Kur posti i Kryetarit të seksionit sindikal të qarkut është funksionar, miratimi dhe shkarkimi i tij behet nga Kryesia e FSASH

14. 4 Seksioni sindikal i qarkut kryen këto funksione:

– Organizon dhe bashkërendon punen e seksioneve sindikale të rretheve për zbatimin e vendimeve të Kongresit, të Konferences Kombëtare, KD dhe Kryesise së Federatës,

– Siguron lidhjen e seksioneve sindikale të rretheve me Federatën, duke transmetuar problemet, shqetesimet e kërkesat e tyre dhe duke u angazhuar së bashku me Federatën për zgjidhjen e tyre,

– Përfaqëson seksionet sindikale të rretheve që e kanë zgjedhur në lidhje me pikat 9.3; 9.4; 9.5; 9.6 dhe 9.10 të këtij Statuti.

Neni 15
Seksioni Sindikal i rrethit

15.1 Në çdo rreth, në shkollat e larta dhe në Akademinë e Shkencave krijohet seksioni sindikal. Seksioni krijohet kur ekzistojnë të pakten 3 këshilla sindikale të së njëjtës dege ose profesion.

15. 2 Seksioni sindikal përbëhet nga kryetaret e këshillave sindikale të një rrethi, të një ose disa shkollave të larta dhe të instituteve të Akademisë së Shkencave.

15. 3 Seksioni sindikal zgjedh nga gjiri i tij, si rregull me votim të fshehte, kryetarin, një ose dy zëvendëskryetare, si dhe një kryesi me 5-9 anëtare.

15. 4 Seksionet sindikale përgjigjen para këshillave sindikale të territorit të tyre dhe para organeve drejtuese të Federatës për gjithë veprimtarinë sindikale në rreth ose institucion.

15.5 Seksioni sindikal i FSASH që funksionon në një rreth, është anëtar i Këshillit Sindikal të Konfederatës për rrethin përkatës dhe ka ato të drejta dhe detyra që përmban Statuti i KSSH.

15.6 Seksionet sindikale koordinojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e këshillave sindikale dhe konkretisht:

– Sigurojnë lidhjen e këshillave sindikale me Federatën, duke transmetuar problemet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre, ose të anëtarëve të veçante
– Përfaqësojnë këshillat sindikale në bisedimet me punëdhënësin për dialogimin dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të nivelit të dyte.
– Ndjekin plotësimin e detyrave që kanë këshillat sindikale ndaj Federatës.
– Organizojnë dhe drejtojnë mitingje, manifestime dhe greva në mbështetje të kërkesave të këshillave sindikale në përbërje të tyre ose në shkalle federate.

15.7 Për të mbrojtur në mënyrë me efektive dhe profesionale sindikalistet dhe për të rritur pavarësinë dhe aftësinë vetëvepruese, brenda Federatës funksionon edhe bashkësia e seksioneve sindikale sipas profesionit

15.8 Grupimet ose bashkësitë e seksioneve sindikale sipas afërsisë së profesionit, brenda FSASH janë:

– Grupimi i seksioneve sindikale të arsimit parauniversitar,
– Grupimi i seksioneve sindikale të arsimit të larte,
– Grupimi i seksioneve sindikale të Akademisë së Shkencave,
– Grupimi i seksioneve sindikale të profesioneve të peraferta,
– Grupimi i seksioneve sindikale të punonjësve të sektorëve ndihmes,
– Grupimi i seksioneve sindikale të pensionisteve.

15. 9 Këshilli Drejtues i FSASH dhe Kryesia, në bazë të interesave sindikale në fushen e aresimit dhe shkencës dhe në konsultim me seksionet sindikale të një profesioni, përcaktojnë momentet kur këto seksione veprojnë së bashku dhe kur ato veprojnë në kuadrin e gjithë Federatës.

15.10 Detyre kryesore e seksioneve sindikale të një profesioni është përpunimi i kërkesave, dialogimi dhe përgatitja për nenshkrim e kontratës kolektive të punës, sidomos në nivelin e dyte, zhvillimi i levizjes sindikale, etj.

15. 11 Këshilli Drejtues i FSASH, me rregullore të veçante, përcakton marrëdhëniet, detyrat dhe të drejtat e seksioneve sindikale, që brenda FSASH formojnë një grupim profesioni.

15. 12 Seksioni sindikal mblidhet të pakten një herë në dy muaj. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjese shumica e anëtarëve të seksionit.Vendimet që merren fiksohen në proces-verbalin e mbledhjes dhe nenshkruhen nga kryetari i seksionit.

Neni 16
Këshillat dhe organizatat sindikale

Në shkolla, kopshte, fakultete, institucione të Akademisë së Shkencave dhe në institucione e ndërmarrje të sistemit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të krijohen organizata dhe këshilla sindikale.

16.1 Organizata sindikale krijohet kur në të anëtarësohen me shume së 15 anëtare.

Për raste të veçanta, me propozim të seksionit sindikal të rrethit dhe me miratim të Kryesisë së FSASH-it, mund të krijohen sindikata edhe me me pak së 15 anëtare.

16. 2 Personi i anëtarësuar në FSASH duhet të pranojë Statutin e Federatës, të jete aktiv në veprimtarinë e organizatës sindikale dhe të paguaj rregullisht kuotizacionin, duke e zbritur atë nga liste pagesat e pagës, si rregull, një here në 6 muaj, sipas përmbajtjes së nenit 117/2 të kodit të punës. Detyrimet ndaj sindikatës për të paguar kuotizacionin duke filluar nga dita e anëtarësimit, anëtari i ka për 2 vjet rresht. Anëtari i sindikatës i anëtarësuar në FSASH gezon të gjitha të drejtat që përmban ky Statut, përfshire mbrojtjen në pune, kushtet e punës, pagat, sigurimet shoqërore, kohen e punës, të pushimit dhe arritje të tjera që sigurohen e mbrohen me Kontratën Kolektive të Punës dhe me akte të tjera ligjore e nënligjore. Ai ka të drejtë të zgjedhe dhe të zgjidhet në organet drejtuese të të gjitha niveleve të FSASH.

16. 3 Organi me i larte i organizatës sindikale është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve, në të cilen diskutohen të gjitha problemet dhe kërkesat që kanë anëtarët, analizohet veprimtaria e këshillit sindikal dhe merren vendimet përkatëse.

16. 4 Organi drejtues i organizatës sindikale është këshilli sindikal. Këshilli zgjidhet një herë në dy vjet dhe përbëhet nga kryetari, zëvendës kryetari dhe një numbër i caktuar anëtarësh në vartesi me madhesinë e organizatës. Në organizatat sindikale me një numbër të madh anëtarësh mund të zgjidhet edhe një nenkryetar tjetër.

16. 5 Kryetari, nenkryetari dhe anëtarët e këshillit sindikal zgjidhen në Mbledhjen e Përgjithëshme të organizatës sindikale, me votim të hapur ose të fshehte, si të vendose vete organizata.

16.6 Organizata sindikale në mbledhjen e saj të përgjithshme mund të shkarkojë nga detyra kryetarin, nenkryetarin, ose çdo anëtar të këshillit sindikal, kur e vlereson së ata nuk kryejne detyren, shkelin Statutin, ose perpiqen të vene veprimtarinë sindikale nen ndikimin shteteror ose partiak.

16. 7 Shkollat e fshatit brenda territorit të një komune që kanë me pak së 10 anëtare krijojnë së bashku një organizatë sindikale ose përfshihen në organizatën e shkollës me të afert ose të asaj që është në qender të komunes.

16. 8 Kur brenda territorit të një komune ose bashkie periferike ka me shume së një organizatë sindikale, ato krijojnë këshillin sindikal të komunes ose bashkise periferike, i cili kordinon problemet dhe kërkesat që ato kanë me punëdhënësin dhe pushtetin vendor.

16. 9 Këshilli sindikal i komunes ose bashkise periferike, në vartesi të numrit të anëtarëve, përbëhet nga 1-3 përfaqësues të organizatave sindikale të komunes ose bashkise periferike përkatëse. Këshilli sindikal i komunes ose bashkise zgjedh kryetarin dhe një ose dy zv/kryetare. Kryetari i këshillit sindikal të komunes është anëtar i seksionit sindikal të rrethit.

16. 10 Ato komuna që kanë me shume së 100 anëtare me kuote, kanë të drejtë të zgjedhin edhe një anëtare tjetër për në seksionin sindikal të rrethit.

16. 11 Këshilli i organizatës sindikale ka këto të drejta dhe detyra:

– Përfaqëson dhe mbron të drejtat, kërkesat dhe interesat e anëtarëve të organizatës që e ka zgjedhur para punëdhënësit, organeve shtetore ose atyre të drejtësise mbështetur në Kushtetuten e Republikës, Kodin e Punës, Ligjet e tjera të shtetit dhe kontratën kolektive të punës.

– Diskuton dhe jep pelqimin për nenshkrimin e kontratës kolektive të punës të nivelit të pare dhe të dyte.

– Ndjek dhe kerkon zbatimin në kohe të detyrimeve që ka punëdhënësi ndaj sindikatës sipas kontratës kolektive të punës dhe informon e jep llogari para anëtarëve në Mbledhjen e Përgjithëshme të organizatës.

– Zhvillon bisedime të drejtperdrejta me punëdhënësin për probleme që shqetsojnë anëtarët e sindikatës dhe që lidhen me kërkesat dhe interesat social-ekonomike të tyre ose me funksionimin e rregullt ligjor të shkollës apo institucionit.

Kur këto probleme e kërkesa nuk gjejne zgjidhje, me ndermjetesimin e Federatës, Këshilli Sindikal mund të zhvillojë bisedime me nivele me të larta të punëdhënësit, përfshire edhe titullarin e dikasterit. Kur punëdhënësi refuzon apo zvarrit kërkesat e sindikatës, këshilli sindikal përdor si mjet të fundit greven në shkalle institucioni ose shkollë dhe, me mbështetjen e seksionit sindikal ose edhe të Federatës, mund ta shtrije levizjen sindikale edhe me gjere.

– Mban lidhje të drejtperdrejta me seksionin sindikal dhe Federatën, informon, ngre probleme dhe kerkon ndihme për zgjidhjen e tyre.

– Ndjek zbatimin e vendimeve të forumeve të Federatës, KD apo Kryesise, i raporton asaj për efektivin e sindikatës dhe ndryshimet që peson anëtarësia, plotëson librin e anëtarësise në një fletore të posaçme, ku mban edhe proces-verbalet e mbledhjeve dhe vendimet që merren.

– Organizon punen për pagimin e kuotizacionit të anëtarësise sipas Statutit të Federatës ose vendimeve të Këshillit Drejtues.

– Vendimi i Këshillit Sindikal është i vlefshem kur për të votojnë shumica e anëtarëve.

– Organizata sindikale mblidhet sipas problemeve që ka për të shqyrtuar e zgjidhur, por jo me pak së 4 herë në vit. Ndërsa këshilli sindikal duhet të mblidhet si rregull njehere në dy muaj.

Neni 17
Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore

17. 1 Pranë FSASH-së krijohet Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore, i përbëre prej 3-5 anëtarësh.

17. 2 Komisioni, mbas miratimit nga Kongresi ose Konferenca Kombëtare,

mblidhet dhe zgjedh kryetarin dhe nenkryetarin e tij.

17. 3 Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore ka këto të drejta dhe detyra:

– Kontrollon zbatimin e buxhetit, përdorimin e mjeteve financiare dhe mireadministrimin e pasurisë së Federatës dhe zbatimin e normave të përcaktuara në këtë Statut.

– Ushtron kontroll e ndihme në seksionet e këshillat sindikale për probleme financiare, për kuotizacionet dhe zgjidhjen e kërkesave të sindikalisteve.

– Komisioni vepron me nismën e tij si dhe me rekomandimin e Këshillit Drejtues, të Kryesise dhe Kryetarit të FSASH-së për çështje të veçanta, të cilat është i detyruar t’i përfundoje, si rregull, brenda një muaji.

– Pranë seksioneve sindikale krijohen Komisione të Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore, të cilat kryejne po ato funksione që në këtë Statut caktohen për Komisionin e Federatës.

– Të zgjedhurit e Komisionit të Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore mund të revokohen në çdo kohe me 2/3 e votave të anëtarëve të Komisionit.

– Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore i zhvillon mbledhjet e tij kur në to marrin pjese 2/3 e anëtarëve.

– Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore i FSASH bashkëpunon dhe bashkërendon punen e tij me Komisionin përkatës të KSSH dhe, kur është e nevojshme, edhe me organet e Kontrollit të Larte të Shtetit dhe të Drejtësise.

– Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore të FSASH është njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Kontrollit e Revizionit të KSSH.

– Komisioni i Kontrollit, Financës dhe Garancive Statutore i FSASH mblidhet, si rregull, njehere në dy muaj.

Neni 18
Burimet financiare të Federatës

18. 1 Të ardhurat financiare të FSASH sigurohen nga kuotat e anëtarësise si dhe nga venia në shfrytezim e pasurisë dhe objekteve ekonomike që gezon Federata vete drejtperdrejt ose nga pjesa e pasurisë së KSSH që i takon FSASH-së.

18. 2 Kuota e anëtarësise është 0, 5 perqind e pagës mujore të çdo anëtari. Këshilli Drejtues i FSASH, për periudha të përkoheshme, mund të caktojë dhe aplikojë një kuote mujore me të ulet.

18. 3 Të ardhurat nga kuotizacioni shperndahen:

– 30 deri 40 perqind seksioni sindikal.
– 50 deri 60 perqind Federata.
– 10 perqind Konfederata.

18. 4 Pasuria e KSSH në objekte ose mjete monetare, e përfituar me Ligjin nr. 8340/1 date 06.05.1998, ose me çdo mënyrë tjetër, shperndahet midis Federatave në raport me anëtarësinë të vertetuar rregullisht në fund të çdo viti.

18.5 Administrimi konkret i fondeve, krijimi i fondit rezerve dhe kriteret e përdorimit të tij, miratohen nga Këshilli Drejtues i FSASH, si rregull, kur miratohet buxheti vjetor.

Neni 19
Pushimi i aktivitetit të FSASH

Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës pushon së ekzistuari kur:

19.1 Zvogëlohet numri i anëtarëve nen minimumin që parashikon ligja për njohjen e një sindikate.

19.2 Kur ka kryer misionin për të cilin është krijuar.

19.3 Kur me vendim të Kongresit dhe sipas normave të këtij Statuti, behen riorganizime, si bashkim, thithje, etj.

19.4 Në të gjitha këto raste zbatohen dispozitat e nenit përkatës të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Neni 20
Flamuri, Emblema dhe Vula

20.1 Federata ka Flamurin, Emblemën dhe Vulën e saj. Flamuri është me fushe të kuqe dhe në mes është vendosur një libër i hapur me fushe të bardhe dhe kornize blu, mbi faqet e të cilit janë shkronjat “FSASH”. Kjo përben edhe Emblemën e Federatës.

20.2 Vula e FSASH është e rrumbullakët. Brenda saj në forme rrethi është shkruar Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në forme diametri, në qendër të rrethit janë inicialet “FSASH”, 1991, ndërsa vula në forme trekëndëshi kënddrejtë, ka të shkruar vetëm inicialet “FSASH”.

Neni 21
Selia e Federatës

21.1 Selia e Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës ndodhet në Tirane.

Miratuar në Konferencën e Pare Kombëtare të FSASH, me 26 prill 1991, me ndryshimet, plotësimet dhe përmirësimet që i janë bere në Konferencën e Dyte Kombëtare me 23 tetor 1993, në Konferencën e Trete Kombëtare me 26 prill 1998, në Kongresin e Pare të FSASH me 3-4 maj 2000, në Kongresin e Dyte të FSASH, me 6 dhjetor 2002 dhe në Kongresin e trete të FSASH me 5-6 nëntor 2004.

Tirane, me 6 nëntor 2004

Këtu do të vendoset rregullorja e brendshme e FSASH.