PËR SHKOLLËN E MËSUESIN
Emocionet që sjellin festa e shkollës shqipe dhe dita e mësuesit e ngacmojnë kujtesen për të përshkruar gjithë rrugëtimin e sistemit tonë arsimor. Ngritja e themeleve të këtij sistemi ndoshta përbën një rast unikal në historinë e pedagogjisë botërore.
Është paguar shtrejtë deri me jetë, jo vetëm të një dëshmori, por të dhjetëra e dhjetëra dëshmorëve të njohur e të panjohur që nga Pjetër Budi deri tek Ndrec Ndue Gjoka.
Ky heroizëm, këto sakrifica e vlera, mësuesit shqiptarë ia përcollën njëri – tjetrit brez pas brezit. Prandaj shkolla jonë nuk e humbi për asnjë çast përmbajtjen kombëtare e patriotike.
Ndonjë rast i izoluar nuk ka të bëjë me armatën e madhe të mësuesve. Penetrimi i individëve të tillë vjen nga keqmenaxhimi i shkollave, kur drejtuesit nuk merren me përmbajtjen, por me formën.
Fatkeqësisht fryma e krijuar nga drejtues të tillë është më shqetësuese se pagat e pamjaftueshme e kushtet e vështira të punës. Në ketë përvjetor duhet të reflektojmë të gjithë e në radhë të parë të gjitha instancat e shtetit për të mbrojtur shejtërinë e shkollës dhe mësuesin si figureën qendrore të saj.
Ashtu si dhe ne të nderuar kolegë duhet të ngrihemi në lartësinë e kohës. Të evidentojmë problemet në kohen e duhur, t’i adresojmë në vendin e duhur, të kërkojmë zgjidhjen e duhur e të mbajmë qëndrimin e duhur.
Duke ju falenderuar për përkushtimin ndaj misionit tuaj fisnik dhe vlerat e larta të etikës e sjelljes që mbartni, Ju uroj festen e shkollës shqipe dhe ditën e mësuesit
Isa Rekaj,
Kryetar i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës