Në përjetorin e 29-të të formimit të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës (FSASH) urojmë të gjithë anëtarët e simpatizantët dhe i falenderojmë për mbështetjen e lartësimin e figurës së mësuesit.
FSASH u themelua kur po vendosej një rend i ri shoqëror, kur po shtrohej si emergjencë mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Në këtë kuadër ajo u rendit në mbrojtjen e figurës së mësuesit, të drejtave dhe vlerave të tij si dhe të arsimit si prioritet kombëtar.
Kur kanë kaluar afro tri dekada shikojmë se nuk ka qenë e lehtë të arrijmë deri këtu. Mirënjohje për punën, angazhimin e kontributin e të gjithë anëtarëve e drejtuesve të të gjitha niveleve. Mirënjohje e veçantë shkon për grupin themelues drejtuar nga kryetari i parë Xhafer Dobrushi, tani Kryetar Nderi.
Ky përvjetor na fton edhe për reflektim. Koha kërkon të ngrihemi në nivelin e kërkesave të saj, për një mësues dinjitoz që të kemi një arsim cilësor.
Gëzuar!
Isa Rekaj, kryetar i FSASH