
Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës (FSASH) informon anëtarët dhe opinionin publik se, në përfundim të punimeve të Kongresit të IX të FSASH, janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të Federatës.
Me votim nga delegatët e Kongresit, me përfaqësim nga e gjithë Shqipëria, u zgjodh Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës (FSASH), z. Shpetim Brahaj.
Po ashtu, u zgjodhën edhe organet e tjera drejtuese:
Gjithashtu, Federata ka pajtuar një avokat për ndjekjen e çështjeve ligjore të sindikatës dhe të anëtarëve të saj, z. Arben Sina.
Strukturat e reja drejtuese përfaqësojnë një shtrirje të gjerë gjeografike dhe një ekuilibër gjinor, duke reflektuar frymën përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse të FSASH.
FSASH vijon punën në shërbim të mësuesve dhe punonjësve të arsimit.