Xhafer Dobrushi
Postimi 1
20/10/2019
Mbledhja e kryesisë
04/11/2019

Më 30 prill 2016, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u organizua ceremonia e festimit të 25-Vjetorit të krijimit të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqiperisë, FSASH.

Merrnin pjesë sindikalistë, themelues të Federatës në qendër e në bazë, veprimtarë të dalluar dhe drejtues të FSASH. U ndoq edhe nga Zv. Ministrat e Arsimit, Zj. Nora Malaj e Rauf Dimraj, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias, Z. Genc Pollo, drejtues të grupimeve të ndryshme sindikale nga Shqipëria dhe Kosova.

Fjalën përshëndetëse, në emër të Kryesisë së FSASH, e mbajti Kryetari i Federatës, Z. Xhafer Dobrushi. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Z. Stavri Liko, në emër të Këshillit Drejtues të Federatës, shpalli emrat e sindikalistëve themelues dhe veprimtarëve të dalluar, të cilët u regjistruan në Librin e Nderit të FSASH-it dhe u nderuan me certifikata nderi.

Comments are closed.